
Dita e fundit e afatit kalimtar të verës ka sjellur marrëveshjen ndërmjet sulmuesit të njohur Dren Gashi dhe skuadrës së Ferizajit.
Gashi në një prononcim për BlicMedia ka treguar arsyet e arritjes së kësaj marrëveshje.
“Arsyeja pse kam arritur marrëveshje edhe për një vit është sepse aty ndihem mirë dhe kemi pasur suksese së bashku me klubin. Kan pasur oferta si brenda Kosovës ashtu edhe nga Shqipëria por kushtet dhe seriozitrti i FC Ferizajit më kanë bërë që ta vazhdojë”, ka thënë Gashi.
Sulmuesi më tej ka folur edhe për sfiden e fundjavës të cilën skuadra e Ferizajit e luan në udhëtim kundër Dritës.
“Mendoj se ata janë përforcuar mjaft shumë dhe janë pak më përpara se ne sa i përket përgaditjeve dhe lojrave miqësore por edhe ne kemi punuar mjaft mirë dhe mendoj se do të jemi arrë e fortë për secilin ekip poashtu edhe ndaj Dritës në lojën e parë”, ka deklaruar Dren Gashi për BlicMedia.
Drita – Ferizaji luhet ditën e diel me fillim nga ora 17:00. /BlicMedia.net