Sport

Dren Ahmeti me t’u transferuar te Llapi jep një premtim të madh për “Legjendat”

Llapi ka zyrtarizuar sot transferin e radhës, i cili vjen nga skuadra e Vushtrrisë.

Bëhet fjalë për Dren Ahmetin, 22 vjeçar, i cili luan në pozitën e sulmuesit të krahut të djathtë, shkruan Gazeta Olle.

Ahmeti ka nënshkruan kontratë tre vjeçare me klubin, dhe është shprehur shumë i kënaqur, duke premtuar shumë për të ardhmen.

“Është ndjenjë jashtëzakonisht e mirë kur i bashkohesh një skuadre me traditë, tashmë skuadër që merr pjesë në gara evropiane. Do ta bëj maksimumin tim dhe iu premtoj se do ta jap më të mirën nga vetja për klubin. Falenderoj trajnerin Tahir Batatina për besimin që ma dha të jem pjesë e klubit”, tha fillimisht Ahmeti.

Tutje, futbollisti i ri Llapit kishte edhe një premtim për “Legjendat”.

“Me punë e angazhim do të shkruajmë histori së bashku në Evropë. ‘Legjendave’ u premtoj gola e asistime e ndeshje të mira në vazhdimësi që Llapi të jetë sa më lartë në tabelë, pse jo, dua edhe titullin kampion me këtë skuadër”, përfundoi Ahmeti për faqen zyrtare të klubit.

Dren Ahmeti është sulmues i krahut të djathtë, i cili mund të luaj edhe në të majtë si dhe mesfushor ofensiv. Në edicionin e fundit për Vushtrrinë arriti të realizoj 2 gola dhe asistoj në 6 të tjerë.

Postime të ngjajshme
Sport

Gjilani gati të “bombardoj”, afër marrëveshjes me mesfushorin e njohur

Sport

Nexhipi flet për transferimet te Ballkani

Sport

Gazetari i ‘The Guardian’: Norwich ka transferuar lojtarin më të mirë kosovar

Sport

Lojëra interesante dhe emocione të mëdha dhurojnë fëmijët në garat e “Play-Off-it Nacional”