Sport

Drejtori sportiv i Prishtinës tregon nëse do t’iu lejohet lojtarëve të përfaqësojnë Kosovën

Ditën e sotme ka pasur disa probleme të ulëta, pasi Prishtina dëshiron që katër lojtarët e ftuar nga përzgjedhësi Bernard Challandes, si Gledi Mici, Lumbardh Dellova, Endrit Krasniqi dhe Leonit Abazi të mos përfaqësojnë Kosovën në mënyrë që të vazhdojnë përgatitjen për ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Të katër lojtarët e lartë përmendur janë ftuar për dy ndeshjet ndaj Guenisë dhe Gambisë që zhvillohen në Turqi, shkruan lajmi.net.

Lidhur me këtë çështje, Lajmi.net, ka kontaktuar drejtorin sportiv të Prishtinës, Fisnik Kërçeli. Ky i fundit tha se janë në bisedime me FFK-në që të gjejnë zgjedhje për interesin e dy palëve.

“Kemi pas një takim me trajnerin, kemi bërë një analizë dhe ramë në përfundim që më e rëndësishme për ne është loja jonë, por tani jemi në kontakt edhe me të Federatës, pak më herët kam biseduar me ta dhe shpresojmë të gjejmë zgjidhje për interesin e të dy palëve. Nëse ish kon ndonjë lojë e rëndësishme për Kosovën, na s’kishim bo pengesë”, u shpreh fillimisht ai.

I pyetur nëse lojtarët janë të hapur që të ‘refuzojnë’ këtë mundësi, Kërçeli insistoi se të katër lojtarët duhet të respektojnë vendimin e klubit, edhe pse dëshira e tyre mbetet fanella ‘Dardane’.

“Lojtarët e respektojnë çdo vendim të klubit edhe pse besoj që dëshira e lojtarëve është me përfaqësu Kosovën”, përfundoi ai.

Në ditët në vijim do vendoset nëse lojtarët do udhëtojnë me Kombëtaren në Antali të Turqisë, apo do qëndrojnë për të bërë përgatitjet me “Bardhëkaltërit” për Ligën e Kampionëve.

Postime të ngjajshme
Sport

Mikrobiologu Lul Raka: Kur klubet tona të fillojnë garat në Evropë, le të lejohen shikuesit në një përqindje

Sport

Mici flet nga Tirana

Sport

Shkëndija nënshkruan kontratë profesionale me mesfushorin 17-vjeçar

Sport

Zyrtare: Trepça ’89 ndahet me futbollistin e njohur