Sport

Drejtori i RTK-së: Kanë filluar procedurat për Andin Lokaj

Kosova U21 e ka mundur 2-1 Shqipërinë U21 në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U21, shkruan Sheshi.info

‘Dardanët’ arritën të triumfojnë 2-1 me një gol të shënuar në minutat e fundit nga Sejdiu, derisa më herët kishte shënuar Krasniqi për Kosovën dhe Karrica për Shqipërinë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i komentatorit Andin Lokajt në Facebook i cili ka shkruar:

‘Parameno mos me pas fitu sonte kundër ktynve që kur kemi lujt na kosovart TOP, ata në stadion veq ushtar të tupit trunin të Enverit i kan pas në tribina.

Harrova qi edhe peshqit me TURBI i patën kqyr.’

Pas deklaratës kontraverse të Andin Lokajt, lidhur me futbollistët e Shqipërisë, Insporti kontaktoi me Drejtorin e RTK’së, Ngadhnjim Kastratin, i cili njoftoi se ‘Drejtori i TV ka kërkuar nga producenti ekzekutiv marrjen e masave ndaj Lokajt konform rregulloreve te brendshme’.

Insporti kontaktoi poashtu edhe me drejtorin e Televizionit, Festim Kabashin, i e konfirmoi se rasti i Andin Lokajt do të trajtohet konform rregulloreve të RTK-së.

‘Ju njoftoj se kam kerkuar raport me shkrim nga eproret e tij per kete rast. Pas sqarimeve te nevojshme, rasti do te trajtohet konform rregulloreve te RTK-se.’

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që gazetari i Televizionit publik të Kosovës, që paguhet nga taksat e qytetarëve shqiptarë të Kosovës bën deklarata të tilla.

Related posts
Sport

Granit Begolli afër marrëveshjes me skuadrën e madhe kosovare

Sport

Këto janë 12 skuadrat që tanimë kanë siguruar kualifikimin nga grupet e Ligës së Kampionëve

Sport

PAMJET: “Shpërthen” stadiumi San Siro, shënohet goli i parë në ndeshjen Milan-Liverpool

Sport

Kroos me gol spektakolar zhbllokon shifrat në ndeshjen Real Madrid – Inter

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *