Lajme

Drejtori i Gjinekologjisë tregon se sa gra shtatëzëna janë të infektuara me COVID-19

Rritja e numrit të rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë, ka prekur edhe gratë shtatzëna, ku numri i të prekurave vazhdon të jetë i lartë.

Drejtori I Klinikës Gjinekologjike, Jakup Ismajli në një prononcim për Front Online tha se shtatë gra janë momentalisht të hospitalizuara.

“Për momentin në klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë janë të hospitalizuar shtatë shtatzëna, ku gjendja e tyre është stabile”, shtoi Ismajli.

Tutje, Ismajli njoftoi se aktualisht janë edhe 38 vende të lira për hospitalizim në këtë klinikë.

“Në klinikën e Gjinekologjisë janë edhe 38 vende të lira për pacientët e prekura nga COVID-19”, tha ai.

Ndërsa, sot në Kosovë janë shënuar 24 viktima si dhe janë regjistruar edhe 357 raste të reja.

Postime të ngjajshme
Lajme

Bie bora e parë në Kosovë

Lajme

Shaqir Totaj i PDK-së tregon pse i hyri garës për kryetar të Prizrenit

Lajme

Shpend Ahmeti dërgon një mesazh gjatë transmetimit direkt për Bedri Hamzën

Lajme

Vitia e Zemaj përplasen për menaxhimin e pandemisë