Sport

Drejtori i Feronikelit flet pas shkarkimit te Duros

Ditën e sotme, FC Feronikeli ka njoftuar se ka shkëputur bashkëpunimin me Klodian Duro, shkruan Insporti.

Ky vendim nga klubi nga Drenasit vije pas rezultateve të dobëta të skuadrës nën urdhërat e trajnerit shqiptar.

“Nikli” nuk ka fituar që pesë ndeshje radhazi në Superligë, duke regjistruar katër humbje dhe një barazim dhe duke rrezikuar rënien nga elita e futbollit kosovar.

Skuadra nga Drenasi gjithashtu është eliminuar në çerekfinale të Kupës nga Prishtina.

Pas këtij shkarkimi, Insporti ka kontaktuar me drejtorin e Feronikelit, Artan Berishën, i cili tha se vendimin për shkarkimin e Duros e kanë marrë pas ndeshjes së sotme.

“Duke pasur parasysh se Duro ka ardhë mas disa xhirove dhe ne paksa kemi mbetur mbrapa me pikë objektivi i vetëm ishte Kupa edhe aty u eliminuam, por ne vazhduam me shpresën se do të stabilizohemi por për momentin jemi në situatë të pavolitshme dhe pas ndeshjes se sotme vendosëm që ta ndërprejmë bashkëpunimin”- tha fillimisht drejtori i Niklit.

Teksa, Berisha për Insportin zbuloi se trajneri deri në fund të sezonit do të mbetet Elshani dhe se për momentin nuk janë në kontakt me asnjë trajner tjetër.

“Për momentin nuk jemi në kontakt me asnjë trajner tjetër, Elshani do të mbetet deri në fund të sezonit, krejt fokusin e kemi ta mbyllim kampionatin sa më lartë”

Kujtojmë se deri në fund të kampionatit kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe katër xhiro.

Postime të ngjajshme
Sport

Skuadra e madhe gjermane kërkon Granit Xhakën

Sport

Liverpool kërkon yllin e Real Madridit, ky është çmimi i vendosur për të

Sport

Joshua – Fury, konfirmohet data e duelit të shumë pritur

Sport

Zbulohet cili do të jetë transferimi i parë i Barcelonës