
Afati kalimtar i janarit ka filluar edhe zyrtarisht me të filluar viti i ri kalendarik, ndërkohë që klubet kanë filluar tashmë të fillojnë ‘operacionet’ për të forcuar organikën e tyre, shkruan Gazetasheshi.com
Një takim pune ndërmjet drejtuesve të Klubit Futbollisti “Vitia” dhe Klubit Futbollistik “Drita” është bërë pikërisht për këtë arsye.
Gazeta “Sheshi” e ka kontaktuar Drejtorin Sportiv të Dritës, Valon Zymberi, i cili ka dhënë detaje nga takimi.
Sipas Zymberit, takimi me drejtuesit e Vitisë ka qenë për t’i shkëmbyer përvojat.
“Po kem pas një takim me drejtuesit e Vitisë për të shkëmbyer disa përvoja dhe për të parë se çka mund të ndihmojmë sepse këtë vit Vitia ka bërë një organizim të mirë të klubit ku synojnë të futet në Superligë, andaj kemi pas një takim miqësor me e pa se me çka mund të ndihmojmë. Gjithashtu mundësinë e huazimit të ndonjë lojtari, por që nuk ka ndonjë emër konkret”, tha Zymberi.
Drejtori i kampionëve në fuqi, ka zbuluar se skuadra e Vitisë është në bisedime me 4-5 lojtarë të Superligës.
“Ata tashmë janë në bisedime me 4-5 lojtarë të Superligës dhe do të jetë një ekip shumë serioz për futje në Superligë”, përfundoi Zymberi.
Vitia zë vendin e tretë në ‘Grupin B’ të Ligës së Parë me 23 pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe vendi i parë dhe i dytë.