Ekonomi

Drejtor i ATK-së ka takuar drejtorin e Doganës së Kosovës

Zëvendësues, Drejtor i Përgjithshëm i ATK-së Ekrem Hysenaj me bashkëpunëtor ditën e enjte ka takuar zëvendësues, Drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Kosovës Bajram Rexhen dhe bashkëpunëtorët e tij, me të cilët kanë diskutuar për tema të cilat ndërlidhjen me aktivitetet e dy institucioneve.

Ndër pikat kryesore të cilat u diskutuan, me theks të veçantë ishte ajo për  planin e mbikëqyrjes për vendimet e lirimeve, si dhe angazhimet e përbashkëta në implementimin e  strategjisë për luftimin e ekonomisë joformale.

Për piken e parë u dakorduan që deri në fund të këtij viti të intensifikohen kontrollet nëpërmjet njësive të përbashkëta, fillimisht si fushë e parë me risk të lartë u identifikuan kontrollet e lirimeve nga akciza për burimet e energjisë (gazit, naftës etj), si dhe lirimet nga taksa doganore dhe me pas gradualisht edhe me kontrollet tjera të mallrave të liruara.

Ndërsa, tek pjesa e luftimit dhe parandalimit të ekonomisë jo-formale, diskutuan për njësitë respektive për zbatimin e strategjisë, sipas  planit të veprimit, i cili ka të  identifikuar sektorët të cilët paraqesin risk të lartë.

Të dy drejtoret e institucioneve kyçe për mbledhjen e të hyrave për vendin, u dakorduan që  të vazhdohet intensifikimi i bashkëpunimit edhe në fushat tjera,  të cilat konsiderohen të rëndësishme për të dyja agjencionet. Ndër tjera, potencuan  se efikasiteti dhe angazhimi i pandërprerë, janë  mënyrat e vetme të cilat kontribuojnë  drejtpërdrejt në ndërtimin e shtetit  dhe njëherit  në ngritjen e  standardeve jetësore të popullit të Kosovës, veçanërisht në këtë periudhë ku jo vetëm vendi ynë po ballafaqohet me rrethanat e krijuara nga pandemia COVID 19, e cila në vazhdimësi është duke goditur mjaft rënd sektorin e ekonomisë.

Postime të ngjajshme
Ekonomi

Sot fillon edicioni i 5-të " Green Business Expo "

Ekonomi

Sot fillon realizimi i marrëveshjës së Washington-it për bizneset Kosovë Serbi

Ekonomi

Hapet Panairi Nacional i Punës dhe Karrierës

EkonomiLajme

Një milionë udhëtarë më pak se vitin paraprak, kanë hyrë në Kosovë