Sport

Dramë në ‘Teatrin e Ëndrrave’, Crystal Palace trondit Unitedin

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Manchester United është njoftuar me humbje qysh në javën e tretë të Premierligës.

Djajtë e Kuq’ u befasuan nga Crystal Palace në Teatrin e Ëndrrave duke u mposhtur 1-2, në një dramë të vërtetë që u zhvillua në minutat e fundit.

Ekipi i Solskjaer e nisi furishëm takimin, por një kundërsulm i mysafirëve u shndërrua në gol me Jordan Ayew (32’).

Në vazhdim vendasit patën shanse të arta për ta barazuar rezultatin, ku vlen të përmendet penalltia e humbur e Marcus Rashford (69’).

Gjithsesi, goli i barazimit nuk erdhi deri tek minutat e fundit, ku ardhja e re Daniel James (89′) barazoi rezultatin.

Kur mendohej se ndeshja po shkonte drejt barazimit, në skenë doli Patrick van Aanholt (90+3′) që i dha fitoren Palacces.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv