Sport

Dragusha: Ky fakt e prish garën në futbollin kosovar

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Gjithmonë lufta për ekzistencë në futbollin kosovar ka qenë e ashpër dhe e pakompromis. E tillë pritej të jetë edhe sivjet, por pjesa e parë e kampionatit nuk jep sinjale aq shpresëdhënëse.

Dukagjini tashmë po duket se është përshëndetur nga elita, derisa Ferizaj dhe Vushtrria nëse nuk arrijnë të organizohen e që gjasat janë shumë të vogla duke i parë rrethanat që po kalojnë ato, atëherë qysh tash mund të cilësohen si skuadrat më serioze për largim dhe krejt çfarë mund të mbetet është dilema e ekipit të katërt, që do t’i thotë lamtumirë shoqërisë elite.

Flamurtari nuk është në situatë aspak të mirë, por ka paralajmëruar përforcime, derisa të qeta assesi nuk duhet të jenë as Trepça ’89 e Drenica pavarësisht se kanë emër në elitë. Analistët krizën e klubeve e shohin si shqetësuese me shpresë se ato do të gjejnë mënyra për t’u organizuar dhe assesi të mos dorëzohen para kohe, ndryshe nëse ato heqin herët dorë, atëherë kalkulimet e ndeshjeve do të jenë bukur të mëdha.

Dragusha: Ngritja e hershme e flamurit të bardhë e prish garën

Ish-futbollisti i mirënjohur kosovar Muhamet Dragusha ka thënë se sinjalet e para që vijnë nga disa klube janë vërtet për t’u shqetësuar me shpresë se ato deri në fillim të kampionatit do të gjejnë mënyra për t’u organizuar që të jenë së paku rival të fortë deri në fund, ndryshe rrezikojmë që gara ta humbë rivalitetin.

“Sigurisht se nëse para fillimit te kampionatit veç ngrenë flamurin e bardhë, atëherë është normale se nuk do të kemi kampionat interesant dhe konkurrues çdo javë për ekipet që pretendojnë titullin, pasi kur përballen me këto ekipe pothuajse kalkulimet për fitore fillojnë edhe javë më herët”, ka thënë Dragusha për gazetën “Zëri”, duke besuar se megjithatë skuadrat do të mobilizohen dhe nuk do të dorëzohen para kohe.

“Për të qenë më interesant dhe kampionat i rregullt ekipet si FC Vushtrria dhe FC Dukagjini duhet të mbledhin forcë dhe financa që të jenë së paku konkurrues dhe të mos jetë një gjysmësezoni për prestigj, por të luftohet për klubin dhe për ngjyrat e tij dhe të mos dorëzohen deri në fund. Shpresoj që deri në fillim të kampionatit të mobilizohen të gjitha ekipet e fundit të tabelës që të luftojnë dhe të tregojnë seriozitet dhe ta respektojnë kampionatin në mënyrën më të mirë profesionale”, ka përfunduar Muhamet Dragusha.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv