Sport

Dragusha: Ballkani shkatërroi sezonin pasi largoi Munishin, kjo që bëri Prishtina…

Trajneri dhe analisti i futbollit vendor, Muhamet Dragusha, ka qenë i ftuar në emisionin “2me1” në RTV 21, ku ka analizuar rrjedhën e edicionit që e lamë pas.

Dragusha theksoi që Prishtina e ka fituar me plot meritë titullin kampion, duke veçuar momentin që sipas tij ishte vendimtar në sezonin e bardhekaltërve.

Dragusha përgëzoi drejtuesit e klubit të Prishtinës që nuk e pranuan dorëheqjen e Zekirija Ramadanit.

Sipas tij, këtë gabim e bëri Ballkani me Ismet Munishin, që në fund nuk rezultoi vendim i duhur, shkruan Gazeta Olle.

“Prishtina duhet të përgëzohet për shkak se nuk e pranoi dorëheqjen e Ramadanit. 90% të klubeve tjera do të vepronin ndryshe pas atyre rezultateve, pasi që kishte kualitet e objektiva të mëdha”, u shpreh Dragusha.

“Këtë gabim e bëri Ballkani me Ismet Munishin, duke e larguar kur skuadra ishte në vend të dytë dhe në garë për Kupën e Kosovës. Respekt për Bledi Shkëmbin i cili ka pasur një sezon të mirë te Liria, por largimi i Munishit i kushtoi Ballkanit me dështim të sezonit”, vazhdoi ai.

https://www.facebook.com/1629570203989389/videos/306380014479143

Postime të ngjajshme
Sport

Prishtina testohet për COVID-19, e merr një lajm të mirë para finales së nesërme

Sport

Momenti kur bashkëlojtarët ia prishin gjumin Messit për ta uruar për ditëlindje

Sport

Ndryshohet orari i ndeshjes së Dritës, ja kur luan me Deçiqin

Sport

Kodraliu largohet nga KEK-u