Sport

Dortmund dhe Werder Bremen u kualifikuan mbrëmë në çerekfinale

Borussia Dortmund dhe Werder Bremen janë skuadrat që janë kualifikuar sonte në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë, apo DFB Pokal. Dortmundi mundi Paderborn në shtesa pasi koha e rregullt përfundoi me rezultat 2-2. Pas shtesave Dortmund fitoi me rezultat 3-2. Werder Bremen fitoi në anën tjetër kundër Gruether Furth me rezultat 2-0. Në këtë ndeshje startoi sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica i cili luajti 69 minuta lojë.

Borussia Dortmund ka fituar me rezultat 3-2 kundër SC Paderborn. Dortmund shënoi dy gola në pjesën e parë. Në minutën e 7 shënoi Emre Can kurse në minutën e 16-të rezultati dyfishohet në 2-0. Pjesa e dytë edhe pse u dominua nga Dortmund ata nuk arritën të shënojnë, derisa në minutat e fundit, SC Paderborn barazoi rezultatin. Kështu, në minutën e 79-të shënoi Justvan. Dortmund reagoi dhe shënoi gol në minutën e 95-të te ndeshjes me anë të Halaand, por VAR e anuloi atë. Në minutën e shtatë shtesë të ndeshjes akordohet penallti për Paderborn që në gol e shndërron Owusu. Ndeshja shkoi në vazhdime ku që në minutën e 5 të shtesës së parë Halaand do ta shënonte golin e kualifikimit për Dortmundin.

Milot Rashica është kthyer si startues në formacionin e Werder Bremen në ndeshjen e 1/8-ën e finales kundër Gruether Furth. Sulmuesi kosovar luajti për 69 minuta lojë ku u zëvendësua nga Osako. Për Werderin në minutën e 12-të shënoi Mohwald derisa rezultati u dyfishua në minutën e 73-të me anë të Agut. Edhe Werder ka siguruar kështu kualifikimin në çerekfinale në DFK Pokal apo Kupën e Gjermanisë. /GazetaExpress/

Postime të ngjajshme
Sport

“Toki” flet për fitoren e Prishtinës në Mitrovicë

Sport

“Qeqa” e komenton fitoren e Dritës ndaj Besës

Sport

“Bomba” e mbrëmjes: Xhevdet Shabani mund të largohet nga Drita?

Sport

Munishi tregon si e mposhti Llapi ish-skuadrën e tij Ballkanin