Lajme

Dorëzohet në Polici personi i cili theri me thikë 25-vjeçarin në qendër të Prishtinës

Gjatë ditës së sotme një person është plagosur në rrugën “Edit Durham” në Prishtinë.

Në pamjet që publikoi Gazeta Online “Reporteri.net”, një person goditet me thikë dhe i njëjti pëson lëndime në pjesën e dorës dhe të këmbës, derisa më pas i njëjti ndihmohet nga kalimtarë të rastit.

Burime të Gazetës Online Reporteri.net bëjnë të ditur se personi i cili ka goditur me mjetin e mprehtë 25-vjeçarin në qendër të Prishtinës është vetëdorëzuar në Polici gjatë ditës, nën praninë e avokatit të tij.

Teksa në përgjigjen e policisë për Reporteri.net u bë e ditur se hetuesit policor kanë nisur një hetim për rrethanat e këtij rasti.

“Rreth orës 14 :00, kemi marrë informatën për një person të lënduar në rrugë “Edit Durham” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat fillestare dyshohet që viktima një mashkull rreth 25 vjeç, ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë. Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, u tha në përgjigjen e Policisë për Reporteri.net.

Related posts
Lajme

Çfarë moti do të mbajë nesër në Kosovë?

Lajme

Koci tregon përse kërkoi shtetrrethim për Rrafshin e Dukagjinit pas ngjarjes tragjike në Gllogjan

Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto komuna

Lajme

Këto janë rastet e reja me COVID-19

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *