Sport

Dorëhiqet trajneri i ish-kampionëve të Superligës kosovare të futbollit

Klubi i futbollit Vushtrria ka mbetur pa trajner.

Kryetrajneri i këtij ekipi, Fitim Llapashtica është larguar nga skuadra me renome në futbollin e Kosovës.

Vet Llapashtica e ka konfirmuar lajmin përmes Zeri.info.

“Që nga sot (e shtunë) nuk jam më pjesë e klubit FC Vushtrria. Ekipit dhe lojtarëve i dëshirojë suksese në arritjen e objektivave”, ka njoftuar Fitim Llapashtica, duke mos dhënë më shumë detaje.

Vushtrria pas xhiros së nëntë në Ligën e Parë (Grupi A), ndodhet në pozitën e gjashtë më nëntë pikë të grumbulluara.

Ky ekip në edicionin e kaluar ka qenë pjesë e Superligës derisa edhe në atë edicion, skuadrën në shumicën e ndeshjeve e ka drejtuar pikërisht Llapashtica.

Postime të ngjajshme
Sport

Yll Hoxha shpërblen veten pas paraqitjes së mirë në ndeshjen e sotme

Sport

Ish-bashkëlojtarët e Sinanit me telegram emocionues ngushëllimi për familjen dhe shokët e tij

Sport

Arsyet që e shtyjnë Messin të pranojë ofertën e PSG-së

Sport

Prishtina mëson kundërshtarët e mundshëm në Ligën e Kampionëve