Sport

Donnarumma refuzon rinovimin, arrin portieri i ri i Milanit

Mike Maignan do ta veshë fanellën e Milanit. Portieri 25-vjeçar do të nënshkruajë kontratë deri më 2026 dhe do t’i kushtojë Milanit 15 milionë euro.

Ai tashmë ka arritur në Milano për t’i kryer testet mjekësore para se të hedhë të zezën mbi të bardhë.

Mike ka shkëlqyer këtë sezon duke ndihmuar Lillen që të shpallet kampion në Francë.

Ai pritet të jetë zëvendësuesi i Gigi Donnarummas, i cili është në kontratë me Milanin vetëm edhe 36 ditë dhe ende nuk ka sinjale se do të rinovojë atë.

Postime të ngjajshme
Sport

Nexhipi ‘transferon’ super futbollistin te Ballkani!

Sport

Ky futbollist njofton për largimin nga Arbëria

Sport

Etrit Berisha pritet të nënshkruajë me shtatë herë kampionin e Italisë

Sport

Bëhen ndryshime të mëdha në skuadër, konfirmohet ardhja e Rafet Prekazit