Sport

Donnarumma: “Përshëndetje të gjithëve nga Kosova, mezi po pres të luajmë në Prishtinë”

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Gianluigi Donnarumma mezi pret të zbresë në Prishtinë për të zhvilluar miqësoren me Feronikelin.

Miqësorja në mes të kampionit të Kosovës, Feronikeli dhe ekipit të famshëm italian Milan do të luhet më 10 gusht 2019 në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Shumë yje do të zbresin në “Fadil Vokrri” dhe njëri prej tyre do të jetë edhe portieri, Gianluigi Donnarumma, i cili mezi pret këtë ndeshje.

“Përshëndetje të gjithë miqve nga Kosova. Mezi po pres të luajmë miqësoren e datës 10 gusht në Prishtinë, që do të jetë edhe hera e parë në histori për ekipin e Milanit. Një përqafim të gjithëve, forca Milan“, ka thënë Donnarumma.

Gianluigi Donnarumma

Ka filluar shitja online e biletave për ndeshjen Feronikeli – Ac Milan. Për të gjithë ata tifoz të cilet do të jenë prezent në stadiumin " Fadil Vokrri" blerjen e biletave mund të klikoni në linkun e mëposhtëm. http://bileta.t-ticket.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Posted by As Events on Friday, July 12, 2019

Tashmë ka nisur shitja e biletave online, ndërsa çmimi i tyre nis prej 35 euro, 50, 85, 115 dhe VIP 155 euro.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv