Sport

Donnarumma i bie pishman, kërkon largimin nga PSG-ja

Portieri i Përfaqësueses së Italisë, Gianluigi Donnarumma është i frustruar pas transferimit të tij te Paris Saint-Germaini gjatë afatit kalimtar të verës.

“Corriere della Sera” ka raportuar të premten se Donnarumma po kërkon largimin nga ekipi francez për shkak se aspak nuk është i kënaqur me situatën e tij.

Prejse iu bashkua Parisit si lojtar i lirë, Donnarumma është rezervist i Keylor Navasit dhe deri më tani, ka regjistruar vetëm dy paraqitje në kampionat.

E situatën e Donnarummas po e përcjellë skuadra e Juventusit që ka shprehur interesim për portierin italian nëse largohet nga PSG-ja. 22-vjeçari ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2026.

Postime të ngjajshme
Sport

Zhegrova reagon pasi i siguroi fitoren Baselit me supergol në “frymën e fundit”

Sport

Prishtina 1-2 Llapi, golat dhe rastet nga ndeshja e zhvilluar sot në ''Fadil Vokrri''

Sport

Golashënuesit më të mirë pas fazës së parë në Superligë

Sport

Broja bën heroin, sulmuesi shqiptar ia siguron fitoren e parë Southamptonit