Sport

Donis Avdijaj në teste te skuadra holandeze

Donis Avdjaj do të rikthehet atje ku pati kohën më të mirë në futbollin profesionist.

Anësori nga Kosova do të stërvitet me FC Emmen në Holandë. 24 vjeçari që është paraqitur gjashtë herë për Kosovën, do të ketë mundësinë të provojë se meriton një vend te skuadra nga Eredivisie.

Avdijaj në Holandë është i njohur tashmë, pasi ka qenë pjesë e dy skuadrave, Roda JC dhe Willem II. Në të dy skuadrat është paraqitur në 32 ndeshje zyrtare, duke shënuar 12 gola dhe tetë asistime.

Lojtari ka dalë nga akademia e Schalke, te e cila skuadër i kanë pasur pritëshmëritë e mëdha.

Karriera e tij nuk shkoi në mënyrën më të mirë, teksa për t’u harruar i pati edhe aventurat në Trabzonsport në Turqi dhe Heart në Skoci./

Postime të ngjajshme
Sport

EKSKLUZIVE: Trepça ’89 transferon sulmuesin e Gjilanit

Sport

Rikthehet mbrojtësi shqiptar, gati për debutim në Serie A

Sport

Formacionet zyrtare: Celtic – Milan

Sport

Prince: Kosova është vend i bukur me njerëz të sjellshëm, nuk kam frikë nga përballja me Dakun