Sport

Donis Avdijaj drejt ekipit tjetër turk

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Sulmuesi kosovar Donis Avdijaj pritet që karrierën ta vazhdojë në Turqi, por te skuadra tjetër elitare, Kayserispor.

Mediumet turke kanë raportuar të hënën se Kayserispori ka arritur marrëveshje me Trabzonsporin për transferimin e Avdijajt.

Sulmuesi do të largohet nga Trabzonspori pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit, shkruan Koha Ditore. Te Kayserispori e shohin Avdijajn përforcim të duhur për pjesën e dytë të këtij edicioni.

Kayserispori aktualisht zë vendin e fundit në tabelë, me dhjetë pikë të tubuara pas 17 xhirove të zhvilluara. 23-vjeçari ka zhgënjyer te Tranzospori, me të cilin ekip ka kontratë deri në fund të këtij edicioni me mundësi vazhdimi edhe për tre vjet të tjerë.

Avdijaj këtë edicion ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime në 18 paraqitje për Trabzonsporin. Ai karrierë ka bërë edhe te Willem II, Roda, Sturmi e Schalke.

Ka edhe gjashtë ndeshje e dy gola të shënuar me Përfaqësuesen e Kosovës

 

 

 

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv