Lajme

Donika Gërvalla flet për fabrikim të lajmeve të rreme për të, thotë se gjithçka nisi qysh kur u bë ministre

U kritikua shumë për fjalimin e sotshëm në Forumin e Dubrovnikut në të cilën tha se s’duhet fajësuar BE për gabimet që Kosova i ka bërë.

E raportimet e mediave për fjalimin e saj, duket se e ka penguar Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Kjo e fundit ka shkruar në Facebook se kundër saj po fabrikohen lajme të rrejshme.

Në postimin e saj, Gërvalla thotë se një qasje e tillë e tjetërsimit të deklaratave, siç e cilëson ajo, ka nis të bëhet qysh nga dita kur u bë kryediplomate.

“Fabrikimi i lajmeve të rreme dhe mashtrimi i opinionit nuk është në rregull dhe nuk i bën nder as atyre që i publikojnë, dhe as atyre që më pas mezi presin t’i komentojnë mashtrimet e tilla”, shkroi Gërvalla.

Por, ministrja që shpesh kritikohet për fjalime e qëndrime problematike, thotë se për të këto kritika janë të mirëseardhura.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,

që nga marrja e detyrës si Ministre e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, portale të caktuara mediale fjalët e mia jo rrallë i kanë paraqitur në formë aq të tjetërsuar, sa krijohet përshtypja të jetë thënë pikërisht e kundërta e asaj që është thënë në të vërtetë.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe sot dhe një qasje e tillë është për keqardhje.

Kritika është e mirëseardhur dhe e domosdoshme. Fabrikimi i lajmeve të rreme dhe mashtrimi i opinionit nuk është në rregull dhe nuk i bën nder as atyre që i publikojnë, dhe as atyre që më pas mezi presin t’i komentojnë mashtrimet e tilla.

Gabime të tilla mund të evitohen shumë lehtë duke komentuar vetëm atëherë, kur dihet burimi dhe përmbajtja e tekstit të plotë. //reporteri.net/

Postime të ngjajshme
Lajme

Këto janë rastet e reja me Covid-19 në Kosovë

Lajme

S’keni parë gjë akoma, java që vjen pritet të jetë përvëluese

Lajme

Ofertë në Itali: shtëpi në bregdet, çmimi vetëm 1 euro

Lajme

I riu nga Istogu që vdiq sot, ishte nipi i deputetit të AAK-së