Lajme

Dokument- Ky është plani i Presidentit Biden për Kosovën

Joe Biden tashmë është edhe zyrtarisht president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi Senati ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale. Një vendim i tillë i Senatit ka ardhur pas një dite të keqe për demokracinë amerikane, që erdhi si pasojë e përkrahësve të Trumpit të cilët në mënyrë të paprecedent u futën në Capitol Hill. Si pasojë e gjithë rrëmujës kanë pësuar me jetë edhe 4 persona.
Përgjatë fushatës zgjedhore, Joe Biden, pati prezantuar një plan 7 pikësh për Kosovën dhe shqiptarët, ku premtonte një qasje plotësisht ndryshe nga Donald Trump.
Biden në letrën e tij ka premtuar një bashkëpunim të ngushtë me BE’në sa i përket dialogut Kosovë-Serbi duke theksuar se do të respektohet integriteti territorial i Republikës së Kosovës dhe se fundi i negociatave do të jetë njohja reciproke.
“Ai do të punojë në partneritet me Bashkimin Evropian për të ringjallur dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, me qëllimin për të lehtësuar një zgjidhje stabilizuese – të drejtë dhe gjithëpërfshirëse midis dy vendeve që respekton integritetin territorial të Kosovës dhe të arrihet njohja reciproke”, thuhet në pikën e parë të letrës.
Gjithashtu Biden ka premtuar përkrahje për forcat e NATO-së në Kosovë dhe ka prekur edhe temat për të cilat përgjegjëse është BE-ja, siç janë liberalizimi i vizave për Kosovën dhe procesi i integrimit.
Tashmë presidenti amerikan gjithashtu kishte treguar vizionin e tij edhe për Shqipërinë.

Postime të ngjajshme
Lajme

Nga këto komuna janë rastet e reja me koronavirus

Lajme

Këto janë rastet e reja me Covid-19

Lajme

Enver Hasani tregon skenarët në rast mos certifikimit të Kurtit: Mund të bëhet kryeministër, por pastaj ndodhë kjo

Lajme

Ky është kandidati i PDK-së që nuk mund të garojë në zgjedhjet e 14 shkurtit