Lajme

Doktorët në Birmanisë e ndalën punën për të kundërshtuar puçin ushtarak

Stafi në dhjetëra spitale në pjesë të ndryshme të Birmanisë e ndalën punën të mërkurën si pjesë e një fushate kundër puçit ushtarak në këtë shtet, me ç’rast forcat e armatosura e larguan nga pushteti qeverinë e zgjedhur nga populli të zonjës Aung San Suu Kyi.

Punëtorët shëndetësorë në 70 spitale dhe departamente mjekësore në Naypyidaw, Yangon dhe qytete të tjera thanë se nuk do të punojnë nën regjimin ushtarak, duke i akuzuar gjeneralët për vendosje të prioriteteve të veta para atyre të njerëzve të rëndomtë në pandemi.

“Ne refuzojmë që të zbatojmë çfarëdo urdhri nga regjimi jolegjitim ushtarak, i cili dëshmoi se nuk ka ndonjë konsideratë për pacientët tanë të gjorë”, thanë organizatorët.

Një faqe në Facebook që po e koordinon fushatë grumbulloi rreth 150.000 ndjekës për vetëm 24 orë. “Ata nuk do ta ndalin këtë lëvizje derisa të kthehet qeveria e zgjedhur”, tha Kyaw, kirurg në spitalin e përgjithshëm “West Yangon”, i cili ëshët futur në grevë.

“Jam i zemëruar që jam ndarë nga pacientët, por nuk kam pendime, duke ditur se kam bërë më të mirën për të dhënë ndihmë që të luftohet pandemia”, tha ai, duke shtuar se ka dhënë dorëheqje nga spitali publik ku punonte.

Mjekët po i trajtojnë pacientët në shtëpitë e tyre dhe në klinika private. Edhe një organizatë studentore u bëri thirrje punëtorëve të tjerë qeveritarë që të futen në grevë, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Nuk ka pasur raporte për protesta në rrugë kundër ushtrisë, por në publik po shtohet zemërimi, sepse populli i Birmanisë ka jetuar nën regjime shtypëse ushtarake për pesë dekada.

Postime të ngjajshme
Lajme

Xharra: Albin, kur të thërret Izraeli, merre guximin !

Lajme

Koronavirusi qëndron në rroba deri në 3 ditë, ky material paraqet rrezikun më të madh

Lajme

Ky është parashikimi i motit për ditët e para të marsit

Lajme

Nga këto komuna janë rastet e reja