Lajme

‘Do të jenë të dhimbshme’: Çfarë masa paralajmëroj për nesër Vucic

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, deklaroi sot se ai i refuzoi të gjitha propozimet e supozuara si kompromise në lidhje me Kosovën, ndërkohë që ka bërë të ditur se nesër do të diskutojnë lidhur me masat shtesë pas vendosjes së reciprocitetit për targa nga ane e Kosovës, përcjellë Gazeta Metro.

“Nesër do të flasim për masat tona, do të jenë të dhimbshme, e sidomos në aspektin ekonomik. Shpresoj të mos jetë e nevojshme të marrim këto masa”, ka thënë sot Vucic.

Ai tutje ka thënë se “durimi i Serbisë nuk është i pakufizuar, se gjithçka mund të bëhet me forcë, por që serbët nuk do të pajtohen me ato lëvizje”.

Vucic e përshkroi situatën në Kosovë si “një nga ditët më të vështira për popullin serb në Kosovë”.

“Nuk bëhet fjalë për ndonjë dramatizim, por situata është shumë serioze dhe e vështirë”, tha presidenti i Serbisë, duke shtuar se “është e vështirë të arrihen zgjidhje racionale, me ata që sillen në mënyrë të papërgjegjshme”.

Ai tha se ka diskutuar për situatën me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrel. Vucic paralajmëroi që nesër do të thërrasë një mbledhje të Këshillit të Sigurisë së Serbisë.

“Shpresoj se nuk do të na duhet të marrim masat tona, si ekonomike ashtu edhe politike, sepse kjo nuk do të ishte mirë për të gjithë rajonin, veçanërisht për marrëdhëniet tona me Prishtinën”, tha Vucic derisa porositi serbët të mos bien pre e provokimeve, të protestojnë në paqe dhe pa incidente.

Të njëjtën masë e ka zbatuar tash e sa vite edhe Serbia për automjetet nga Kosova.

Nuk dihet ende se cilat do jenë masat ekonomike që ka paralajmëruar Vucic, kur dihet se Kosova është importuesja më e madhe të mallrave serbe.

Vucic gjithashtu ka bërë të ditur se do të thërras paraprakisht të gjithë ambasadorët e KUINT’it për të bisdeur me ta para se të ndërmarr veprime të caktuara./gazetametro.net

Postime të ngjajshme
Lajme

PDK po përgatit padi për qeverinë Kurti

Lajme

Labi jep lajmin e mirë, thotë se Ambasada në Shkup e ka ftuar nënën e vajzës së sëmurë për të shikuar mundësinë e pajisjes me vizë

Lajme

Kaq vite burgim mund të dënohet burri që rrahu brutalisht gruan në market

Lajme

Komandanti i Njësisë Speciale reagon për rrahjen e gruas në Prishtinë