.
Lajme

“Do ta qëlloja pas asnjë hezitim”/ Njëri kolonel në ushtrinë ukrainase, tjetri aleat i Putin, ja si arriti lufta t’i kthejë kushërinjtë në armiq! U rritën së bashku, por sot…

Pretendimi se rusët dhe ukrainasit janë “vëllezër” është një debat që po diskutohet ashpër në Kiev, por për disa njerëz është thuajse e vërtetë.

Mikolay Kondratskiy është një kolonel në ushtrinë ukrainase, kushëriri i tij është një deputet në partinë e Presidentit Putin në Duma , parlamenti rus.

27-vjeçari Kondratskiy, postoi një video në internet drejtuar Anatoli Vyborny, njeriut me të cilin ai u rrit para se të dy t’i bashkoheshin ushtrisë sovjetike, në një të kaluar tashmë të largët.

Por ai nuk mori asnjë reagim pas këtij veprimi, përkundrazi, Vyborny brenda dy ditësh mbylli faqen e rrjeteve sociale.
“Ai e di të vërtetën, e di realitetin,” tha Kondratskiy, duke shtuar: “Si ndodhi kjo? Kur ia shitët shpirtin djallit? Kur e harrove atdheun?”.
Qyteti i tyre i lindjes, qyteti perëndimor i Ukrainës, Shepetivka, është bombarduar, thotë më tej ai.

“A ju dërguan para?” i drejtohet Kondratskiy, Vyborny.

“Një ditë ata miliona do të ikin, por shpirti juaj do të jetojë. Tani nëna jote dhe babai im janë varrosur krah për krah. Ata duhet të kthehen në varret e tyre.”
Në disa vende të bllokut lindor, nacionalizmi dhe pakënaqësia antiruse ishin gjithmonë të forta.

Kondratskiy është një shembull se si ukrainasit më të vjetër mund të ndiheshin si ukrainas ashtu edhe sovjetikë.

Armiqësia ndaj Rusisë që ndajnë kaq shumë tani dhe vendosmëria për ta orientuar vendin e tyre drejt perëndimit e jo drejt lindjes, zuri rrënjë gradualisht gjatë viteve, përballë revanshizmit rus.

Mikolay dhe Anatoli ishin në të njëjtën moshë, të dy vendosën për një karrierë në ushtri, por fati, politika dhe ndoshta karakteri i ndanë përfundimisht.
Të dy shkuan në kolegj ushtarak dhe u dërguan në ushtri, shkruan The Times.

Kondratskiy u specializua në inxhinieri dhe elektronikë dhe Vyborny në politikë.

Në vitin 1987, Kondratskiy u dërgua në Gjermaninë Lindore dhe Vyborny në Rusi, vende në të cilën u ndodhën edhe kur u shemb Bashkimi Sovjetik, transmeton BalkanWeb.

Por ndërsa Kondratskiy kërkoi të kthehej në atdheun e tyre të ri të pavarur, Vyborny qëndroi në Rusi, mori një diplomë juridike dhe përfundimisht u bë kryeprokuror ushtarak për Moskën.

Më pas ai hyri në politikë dhe si ish-oficerë të tjerë sovjetikë përfundimisht ra në partinë e Rusisë së Bashkuar të Putinit.

Me kalimin e viteve 1990, të dy burrat u larguan.

Kondratskiy filloi të refuzojë të kaluarën sovjetike dhe të përqafojë një të ardhme ukrainase.

Ukrainas të tjerë që u rritën në epokën sovjetike, si Vitali Klitschko, kryebashkiak i Kievit dhe kampion bote i boksit, janë shprehur se arritën të reflektonin në kohë, se Bashkimi Sovjetik i kishte gënjyer.

Ndërsa për Vyborny, ai tha se i është shpëlarë truri. Kushërinjtë prej gati 20 vitesh nuk nuk flasin.

Volodymyr, vëllai i Vyborny, mbeti në Ukrainë dhe qëndroi pranë Kondratskiy.
Volodymyr besohet të jetë ende në Ukrainë, tha Kondratskiy, por kërkohet për bashkëpunim me pushtuesit rusë dhe është i fshehur.

Çfarë do të ndodhë me të pas luftës dhe me mijëra qytetarë të tjerë ukrainas që simpatizojnë Rusinë apo edhe mbështesin Putinin, është e paqartë.

Kondratskiy tha se ai ishte i përgatitur të falte Volodymyr, por jo Vyborny, i cili është martuar në një familje të pasur ruse dhe ka marrë pjesë aktive në krijimin e udhëheqjes pro-ruse të rajonit separatist të Donbasit.
“Unë do ta qëlloja vetë atë, pa asnjë hezitim”, tha më tej ai.

Related posts
Lajme

Blero këndon në dasmën e Arbër Zenelit, shpërthejnë të qeshurat

Lajme

Burri i kërkon ndihmë gruas: Hajde rrahim vëllain tim

Lajme

“Kam me pagu dikë me ta heq kokën”/ 75-vjeçari kërcënon fqinjin e tij në prezencë të Policisë në Prishtinë

Lajme

Tensione në mbledhjen e LDK-së në Podujevë, kërset dajaku