Lajme

Dje skifter, sot pulë, Vuçiq i zbutë kërcënimet që i tha për Kosovën

Aleksandër Vuçiq dje kërcënoi me luftë Kosovën. Në një intervistë për mediat serbe, Vuçiq tha se rajoni i Nagorno Karabakhut është dëshmi se si mund të kthehen përleshjet e armatosura si pasojë e konflikteve të ngrira derisa iu referua çështjes së Kosovës.
Nga deklarata prej një skifteri, Vuçuq sot u bë pulë.

Presidenti serb ka thënë sot se reagimet e politikanëve kosovarë ishin histerike ndaj deklaratës së tij.

“Kam qenë preciz dhe i qartë. Unë vetëm kam thënë se duhet të shmangim politikën e konfliktit të ngrirë dhe se një konflikt i ngrirë në të ardhmen do të mund të sjell përplasje të armatosura, gjë që nuk e dëshiron askush. Serbia është pro asaj që të ruaj politikën që sjellë paqe” ka thënë Vuçiq sot për mediat serbe.

Postime të ngjajshme
Lajme

Joe Biden shfaqet me këpucë të ndryshme, ja pse e bën

Lajme

Lajm i mirë për mërgimtarët që jetojnë në Zvicër

LajmeShow Bizz

A e kishte parashikuar “Kafeneja Jonë” edhe tërheqjen e 10 përqindëshit?

Lajme

Ky është efektivi i policisë, që u gjend i vrarë brenda makinës