Sport

Dje kualifikoi vendin e tij në Kampionat Evropian, sot po kërkohet nga Real Madridi

Dominik Szoboszlai ka përfunduar në orbitën e Real Madridit.

Interesi për të nuk ka lindur vetëm për shkak të performancave të tij në ekipin austriak, por edhe për kontributin që ka dhënë në përfaqësuesen e Hungarisë, që fitoi një biletë për të marrë pjesë në finalet e Europianit të verës së ardhshme.

Goli i tij i dha fitoren Hungarisë kundër Islandës 2-1, duke i siguruar një vend për në Europian. Ai kishte tërhequr më parë vëmendjen e ekipeve të mëdha si: Arsenal, Milan dhe Atlético Madrid.

Szoboszlai vlerësohen maksimalisht për cilësitë e tij në mesin e fushës, por edhe për fakti që nuk hyn tek talentet që kanë çmim shumë të lartë, të paarritshëm për shumë klube.

Vlera e kartonit të tij është rreth 25-30 milionë euro, ndërkohë që me paraqitjet e fundit vlera e tij mund të dyfishohet.

Postime të ngjajshme
Sport

Dikush me pica e dikush në jakuzi, futbollistët e Dritës po argëtohen para ndeshjes me Ballkanin

Sport

Futbollisti i Feronikelit emocionohet duke nderuar figurën e të ndjerit Shefqet Sinanit

Sport

Dikur ishte yll i Real Madridit, sot merret me muzikë

Sport

Drita njofton për humbjen e njërit prej më të dashurve të familjes së tyre!