Sport

Djali i Tahir Batatinës mbledh yjet e Dritës, Ballkanit dhe Llapit, premton diçka për vitin 2022

Gjysma e skuadrave të Superligës kosovare janë në Antalya.

Por, përveç futbollistëve dhe trajnerëve, këtë udhëtim për fazën përgatitore nuk e lanë t’i ikte as pjestarët e kryesive të klubeve, shkruan Gazeta Olle.

Një prej personave që ka udhëtuar me ekuipazhin e Llapit është edhe i biri i trajnerit, Tahir Batatina.

Ai përveç që po qëndron afër klubit që prindi i tij e drejton ka gjetur kohën dhe ka shfrytëzuar mundësinë për t’i mbledhur së bashku futbollistët më të njohur që luajnë tani, por edhe që kanë luajtur më parë tek skuadra nga Podujeva.

Kështu, Batatina i ri ka publikuar një fotografi së bashku me Mirlind Dakun, Egzon Sinanin, Hamdi Namanin, Ilir Blakqorin, Valmir Veliun, Benjamin Eminin dhe Kushtrim Shabanin duke shkruajtur “Diçka e re për 2022”

Postime të ngjajshme
Sport

“Qeqa” e komenton fitoren e Dritës ndaj Besës

Sport

“Bomba” e mbrëmjes: Xhevdet Shabani mund të largohet nga Drita?

Sport

Munishi tregon si e mposhti Llapi ish-skuadrën e tij Ballkanin

Sport

Festa e madhe e futbollistëve të Llapit pas fitores ndaj Ballkanit në “Zahir Pajaziti”