Lajme

Djali i Rifat Jasharit dërgohet në mbajtje pas arrestimit, dyshohet se rrahu ish-të dashurën

Mbrëmë Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar, për sulm fizik ndaj një femre.

Klankosova.tv mëson se bëhet fjalë për djalin e Rifat Jasharit, Fazli Jasharin, i cili thuhet se i ka shkaktuar lëndime trupore, ish të dashurës së tij.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zyrtarja për informim e rajonit të Prishtinës në Policinë e Kosovës, Flora Ahmeti, e cila dha edhe detaje.

”Më datë 08.06.2021, rreth orës 08:00, është raportuar për një rast, Lëndim trupor, që ka ndodhur në lagjen Emshir, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka nisë një hetim lidhur me rastin. Si pasojë e sulmit fizik, në këtë rast lëndime trupore ka pësuar një person (femër), dhe të njëjtës i është ofruar trajtimin i nevojshëm mjekësor”.

Sipas Ahmetit, i dyshuari i arrestuar, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Postime të ngjajshme
Lajme

Agim Veliu dorëzon ankesë ndaj vendimit të Lumir Abdixhikut

Lajme

Mërgimtari: Sa herë vij këtu më duket se kam ardhur në Xhungël

Lajme

Rastet e reja me koronavirus janë nga këto komuna

Lajme

Këto janë rastet e reja me koronavirus në Kosovë