Lajme

Djali i heroit kthehet nga Austria dhe i bashkohet PDK-së

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, sot e ka prezantuar si prurje të re Bear Berishën, djalin e Heroit të Kosovës, Xhevat Berishës, komandantit të parë që ra heroikisht në rajonin e Vërrinit të Prizrenit.

Sipas tij, ardhja e Bearit në rrugëtimin politik të PDK-së është edhe e një rëndësie tjetër të veçantë, sepse ai kthehet nga Austria ku kishte emigruar pas luftës për shkak të nevojës për të punuar dhe mbajtur familjen, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë se Beari do ta vazhdojë betejën e babait të tij për një Kosovë më të mirë, por me mjete të tjera.

“PDK është shtëpi e madhe politike. Çdo ditë familjes sonë po i bashkohen të rinj që duan të angazhohen për të ndërtuar një të ardhme më të mirë në Kosovë. Njëri nga ta është edhe Bear Berisha, djali i Heroit të Kosovës, komandantit të parë që ra heroikisht në rajonin e Vërrinit të Prizrenit, Xhevat Berisha”.

“Një familje që ka dhënë shumë për Kosovën, por kurrë nuk i është njohur merita dhe kontributi për lirinë e vendit. Ardhja e Bearit në rrugëtimin tonë politik është edhe e një rëndësie tjetër të veçantë, sepse ai kthehet nga Austria ku kishte emigruar pas luftës për shkak të nevojës për të punuar dhe mbajtur familjen”.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat