
Isaac, i biri i ish-sulmuesit të njohur nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogbas është transferuar te skuadra italiane, Folgore Caratese, shkruan “Zeri.info”.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit italian përmes rrjeteve sociale.
Isaac i cili ka lindur në vitin 2000 në kryeqytetin francez ishte pjesë e grupmoshave të Chelseas për të transferuar me pas te Guingamp.
Golgore Caratese, skuadra e re e Isaac bën gara në divizionin e katërt të futbollit italian.
Babai i tij, Didier ishte ikona e skuadrës së Chelseas me të cilën arriti të realizonte plotë 164 gola në 381 ndeshje me fanellën e “Bluve”.