Lajme

Dita e nëntë e bllokadës, kjo është situata në veri

Sot është dita e nëntë e vendosjes së barrikadave nga serbët e veriut, në shenjë proteste për vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me reciprocitetin në targa me shtetin serb.

Pas vendimit që çdo automjet që hynë në Kosovë nga Serbia të ketë të vendosura targat e përkohshme, serbët vazhduan me kundërshtimet e tyre ku vendosën barrikada të shumta në rrugët që qojnë drejt pjesës kufitare në Bërnjak dhe Jarinje.

Për nëntë ditë radhazi të njëjtit vazhduan të qëndrojnë në këtë anë, duke e ndërruar njëri-tjetrin por duke mos e lënë kurrë të zbrazët këtë anë kufitare.

Gjatë ditës së djeshme, KFOR-i ka shtuar numrin e ushtarëve dhe patrullimeve në gjithë territorin e Republikës së Kosovës përfshirë edhe veriun e vendit.

Lidhur me situatën në veri, pritet të mbahet edhe një takim në Bruksel, ku do të marrë pjesë edhe përfaqësuesi amerikan, Gabriel Escobar, zëvendës ndihmës sekretar i Departamentit të Shtetit.

Qeveria e Kosovës, gjatë ditës së djeshme e e ka pohuar për Gazetën Online Reporteri.net se do të ketë takim Kosovë-Serbi së shpejti në Bruksel, por duke shtuar se ende nuk është konfirmuar dita e takimit. /Reporteri.net

Postime të ngjajshme
Lajme

Publikohet rezultati i votave me kusht në Gjilan

Lajme

Numërohen votat me kusht në Istog: Kaq vota morën kandidatët

Lajme

Kaq vota me kusht morën kandidatët në Gjakovë

Lajme

Moti për dy ditët e ardhshme