Sport

Dita e fundit e afatit kalimtar: Dy klubet ku mund të transferohet Shaqiri

Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Liverpooli sot, në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, me Lazion dhe Sevillën si destinacione të mundshme të tij.

Ndeshja kundër Lincoln City ne EFL Cup mund të ketë qenë e fundit për Xherdan Shaqirin, pasi që trajneri Jurgen Klopp nuk e sheh në planet e veta, ku pas ardhjes se Takumi Minamino dhe Diogo Jota konkurrenca ne ekipin e Liverpool është shtua,.

Shaqiri që nga fillimi i sezonit të kaluar ka vetëm 12 paraqitje, ku edhe lëndimet e kan penguar që t’i shfaqe aftësitë e tij.

Dy klubet të cilat kanë shfaqur interesim për 28-vjeçarin janë Lazio dhe Sevilla.

Vlera e lojtarit sipas të kuqve është rreth 22 milionë euro.

Vëmendja e klubeve është shtuare pas paraqitjes fenomenale ne ndeshjen kundër Lincoln City, ku triumfoi skuadra e Liverpool me rezultat 7:2, Shaqiri shënoj golin e parë nga goditja e dënimit.

Por lojtari nuk u ftua ne asnjërën prej ndeshjeve të ardhshme të Liverpoolit.

Postime të ngjajshme
Sport

Legjenda e Prishtinës lavdëron rivalin për titull, ka fjalë të mëdha për ta

Sport

Reagon Trepça ’89: Na u anulua një gol i rregullt në ndeshjen ndaj Gjilanit

Sport

Nga sulmi në mbrojtje, pikat e dobëta të Realit në “El Clasico”

Sport

Batatina tregohet i ashpër kur pyetet për dorëheqje: Nuk merrem me persona që i kanë vetëm 50 cent për një makiato