Sport

Dita e derbit, Drita – Gjilani

Xhiro e gjashtë në kampionatin elitar në futbollin kosovar ka rezervuar përballjen ndërmjet Dritës dhe Gjilanit, dy rivalëve të përbetuar që në këtë takim kërkojnë ta marrin titullin ‘patroni i qytetit’ për edicionin e ri, shkruan Gazetasheshi.com.Në aktin e parë sezonal, nga katër të mundshëm, të dy skuadrat do të përballen të dielen me fillim nga ora 13:30.

Për herë të parë në histori ky derbi do të drejtohet nga gjyqtarë gjilanas. ‘Bilbilin’ kryesor do ta ketë Mervan Bejtullahu, i cili do të shoqërohet nga asistentët Fatlum Jashari dhe Hekuran Osmani, ndërkohë Shpëtim Murtezi do jetë në rolin e gjyqtarit të katërt.

Sikurse në derbin e kaluar edhe në këtë të 18 tetorit nuk do të ketë tifoz të pranishëm në stadium, pasi që pandemia “Covid-19” ndodhet ende prezente në vendin tonë dhe klubet janë duke zbatuar masat nga Instituti i Shëndetit Publik në vend.

Gjithashtu edhe numri i personave zyrtarë dhe i mediave do të jetë i limituar, ndërkohë që ndeshja do të transmetohet direkt në televizionin “Klan Kosova”.

Postime të ngjajshme
Sport

A do të luaj Myrto Uzuni sonte kundër Barcelonës?

Sport

Dallku dhe Tamniku në procedurë displinore

Sport

Superliga e Kosovës rikthehet në aksion

Sport

Liga e Kampionëve: Edicioni i ri fillon sonte me disa super ndeshje