Sport

Distria Krasniqi zuri vendin e pestë në Baku, vjen reagimi nga Driton Kuka

Sot nga Kosova në Grand Slamin e Bakus u ndesh Distria Krasniqi, në ndeshjen e parë ajo mposhti me Wazaari japonezen, Nanako Tsubone, në çerekfinale humbi në vazhdime me Ippon nga hungarezja, Reka Pupp.

Pas asaj humbje ajo u kualifikua të ndeshej në repesazh ku mposhti me Ippon belgen, Amber Ryheul, përcjell FrontOnline.

Distria për të bronztën humbi me Ippon kundër garueses nga Rusia, Anastasia Polikarpova dhe kështu u rendit e pesta në këtë Grand Slam.

Pas garës ka ardhur reagimi i trajnerit të xhudos, Driton Kuka, i cili ka përgëzuar Krasniqin.

Postimi i plotë i Kukës në “Facebook”:

“Kampionja jone Olimpike sot garoj në Grand Slam Baku.
Në kategorinë e saj të re tashmë deri 52 kg!
U plasua në vendin e 5 që shënon një rrugëtim të ri në kategori tjetër!
Kjo garë është pikënisja e Disit drejt Paris 2024 në kategorinë në të cilën na pret rrugë e gjatë e përbashkët dhe së bashku kadal kadal krejt në zoom i shtijmë kundërshtaret për të kulmuar atje ku duhet në Lojërat Olimpike!
#proudcoach“.

Related posts
Sport

Dhjetë klubet me vlerën më të madhe

Sport

Faza e grupeve në Ligën e Evropës përmbyllet sonte: Këto janë 16 ndeshjet, vëmendja në Napoli

Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Sport

Barcelona nuk ia del në “Allianz Arena”, mposhtet nga Barcelona

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *