
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka triumfuar në finalen e Mastersit të xhudos që është mbajtur ne Doha dhe me këtë rast ka fituar medaljen e artë, shkruan “Zeri.info”.
Krasniqi e mposhti Funa Tonakin në finale duke e nisur vitin 2021 në mënyrë fantastike.
Distria është fituese e medaljes së artë në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Kosovarja i shënoi dy pikë “wazzari”, të cilat i mjaftuan për ta fituar luftën me japonezen dhe rrjedhimisht edhe medaljen e artë.