Sport

Distria Krasniqi, e argjendtë në “Budapest Grand Prix”

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Distria Krasniqi është stolisur me medalje të argjendtë në “Grand Prix” të Budapestit. Xhudistja pejane është mposhtur në finale nga japonezja Funa Tonaki, në luftën për medalje të artë.

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e argjendtë në “Budapest Grand Prix 2019”, i cili po mbahet në Hungari.

Ajo u mposht në finale me Ippon nga xhudistja japoneze, Funa Tonaki pas “Golden Score”.

Distria e kishte kaluar xhiron e parë pa luftë në kategorinë 48 kilogramë, ndërsa në atë të dytë e eliminoi rusen Sabina Giliazova.

Në rrethin e tretë, Krasniqi ishte më e mirë se kinezja Yanan Li për të shkuar në gjysmëfinale.

Aty e mposhti spanjollen Julia Figueroa për ta prekur finalen, ku humbi në luftën për medaljen e artë nga xhudistja japoneze.

Pas Krasniqit, medalje në Budapest do të kërkojnë edhe Nora Gjakova dhe Majlinda Kelmendi.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv