Sport

Disiplinori merr vendim për Ismet Munishin dhe Labinot Ibrahimin

Komisioni disiplinor i shkallës së parë i FFK-së pasi ka analizuar procedurat disiplinore të hapura nga Komisioni i Garave ka sjellë disa vendime, shkruan “Zeri.info”.

Kështu trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi për shkak të fjalorit të papërshtatshëm në ndeshjen Feronikeli – Ballkani është dënuar me 200 euro.

Me të njëjtën shumë është dënuar edhe futbollist i Arbërisë së Dobrajës, Labinot Ibrahimi i cili pas ndeshjes me Prishtinën ka thyer mikrofonin e transmetuesit të ndeshjes “Ar Motion”.

Me qortim është dënuar Trepça’89 për lëshim në organizimin e ndeshjes Trepça ’89 – Drita javën e kaluar.

Ndërsa në 6 ndeshje zyrtare nuk do të ketë të drejt loje, futbollisti i Vjosës Besart Deliu që u paraqit për skuadrën e Përparimit në emër të dikujt tjetër.

Vendimet e Komisionit

LABINOT IBRAHIMI; lojtar i klubit të futbollit ARBERIA nga Dobraja e Lipjanit me numër të ID kartelës; 015060M86, dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 22, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit për manifestim të sjelljeve jo sportive pas përfundimit të ndeshjes së javës së ; XI-të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; PRISHTINA – ARBERIA e zhvilluar me datë; 04.11.2020 në stadiumin “ Fadil Vokrri“ në Prishtinë. (raportet shtesë dhe deklarata e kërkuar plotësuese nga lojtari; reagimet e pa nevojshme me ç`rast e dëmton mikrofonin dhe mbajtësin e tij). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika c) dhe neni 10 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore; DENOHET ; me të holla në shumë prej; 200 euro (dyqind euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 8 (tetë) ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi (10.11.2020) respektivisht publikimit të tij në Faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Njëherësh klubi futbollistik Arbëria – lojtari Labinot Ibrahimi marrin për obligim për pagesën e dëmit të shkaktuar (mikrofonit) të kompanisë Art-Motion sipas faturës së ofruar nga ana e kompanisë.

ISMET MUNISHI; kryetrajner në klubin e futbollit BALLKANI nga Suhareka në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit , për përdorim të fjalorit të pa përshtatshëm (fjalorit jo sportiv) në drejtim të gjyqtarëve të ndeshjës së javës së ; XI-të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FERONIKELI – BALLKANI e zhvilluar me datë 05.11.2020 në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas. (raportet shtesë dhe deklaratat plotësuese nga trajneri Ismet Munishi lidhur me rastin ). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika c) dhe neni 10 paragrafi 2 të Rregullores disiplinore ; DENOHET me të holla në shumë prej; 200 euro ( dyqind euro ). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është ; 8 (tetë) ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi; (10.11.2020) respektivisht publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës.

KF TREPÇA 89 ; nga Mitrovica në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor , për lëshme në organizimin e ndeshjes së javës së ; XI-të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA 89 – DRITA e zhvilluar me datë 04.11.2020 në stadiumin “ Riza Lushta “ në Mitrovicë. (raportet zyrtare shtesë dhe deklaratat plotësuese të kërkuara; hyrja e personit të pa autorizuar në lokalet e zyrtarë prej nga fyen dhe ofendon gjyqtaret e ndeshjes). Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika f ) të Rregullores disiplinore në pajtim me dispozitat e Propozicioneve dhe Rregullores së garave i shqiptohet masa disiplinore e QORTIMIT.

BESART DELIU; lojtar i klubit të futbollit VJOSA nga Shtimja me numër të ID kartelës; 007948M95 në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor , për mashtrim dhe sjellje në lajthim të zyrtarit – delegatit të ndeshjes dhe komisionit të garave në aktivizimin e tij pa të drejtë loje në vend të lojtarit të pa qenë në ndeshjen e Ligës së tretë të futbollit; PERPARIMI – KORENICA e zhvilluar me datë 01.11.2020 në Runik të Skenderajt. (raportet dhe provat e ofruara nga ana e palës së ankimuar dhe delegatit të ndeshjes; ku dëshmohet së lojtari Besart Deliu – lojtar i klubit të futbollit Vjosa nga Shtimja aktivizohet rrejshëm dhe pa të drejtë loje për ekipin e futbollit Perparimi nga Runiku në emër të lojtarit Musa Hysenaj i evidentuar në protokollin zyrtar por jo present dhe i pa qenë në ndeshje ). Bazuar në nenin 58 paragrafi 1 pika ; a dhe b të Rregullores disiplinore ; DENOHET me ndalesë loje për; 6 (gjashtë) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. /

Postime të ngjajshme
Sport

Po bënë historinë me Ballkanin, Mirlind Daku tregon çelësin e suksesit

Sport

Zyrtare: Finalja e kompeticionit të madh evropian do të zhvillohet në 'Air Albania'

Sport

Pele shkruan postim zemërthyes një javë pas vdekjes së Maradonës

Sport

Kundërshtarët jo se jo, por as në stërvitje nuk po mundin ta ndalin Almir Kryeziun