Sport

Dinamo me super merkato, synon katër futbollistë nga kampionati kosovar

FK Dinamo Tirana rikthehet me pretendime serioze në Kategorinë Superiore të Shqiprisë.

Klubi thuajse ka zyrtarizuar trajneri i ri, që do të jetë Bledi Shkëmbi, që u shkarkua javë më parë nga Ballkani.

Ndërsa futbollistët me të cilët klubi po negocion, tregon që Dinamo do të synojë vendet e para.

Siç duket Dinam do të bëjë merkaton edhe në kampionatin e Kosovës.

Kjo pasi janë kontaktuar disa lojtarë të njohur si: Gledi Mici (Prishtina), Arbnor Ramadani (Llapi), Përparim Islami (Ferronikeli) dhe Bajram Jashanica (Ballkani).

Por nuk mungojnë as emrat e lojtarëve me karrierë të bujshme si Agim Ibraimi (Kukesi) dhe Elis Bakaj (Dinamo Brest).

Postime të ngjajshme
Sport

Elseid Hysaj mbetet në Serie A, gjen akordin me klubin e njohur

Sport

Ja çfarë kishte thënë Eriksen për Kosovën kur ishte në Prishtinë

Sport

Ish-mjeku i Eriksen, jep detajet tmerruese lidhur me futbollistin dhe tregon çfarë mund t’i ketë ndodhur

Sport

ZYRTARE: A&N përforcohet me ish-futbollistin e Lirisë