Lajme

Dhëndëri i Fatmir Limajt rehatohet me kontratë të përhershme në MTI

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Nisma Socialdemokrate ishte partia që ka udhëhequr me disa ministri në nivelin qendror. Për këto dy vite qeverisje, kjo ministri ka punësuar dhjetëra pjesëtarë, militantë e të afërm. Punësimet e fundit të dyshimta janë bërë në ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Veron Selmani, u punësua në ministrinë që udhëhiqej nga partia e Fatmir Limajt në mars të vitit 2018, me kontratë mbi vepër.

Selmani që është bërë dhëndëri i Fatmir Limajt, tash është punësuar me kontratë të rregull në ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë që udhëhiqet nga Endrit Shala.

Në të njëjtën ministri deri tani ka qenë i angazhuar si këshilltar edhe Durim Limaj, djali i Fatmir Limajt.

Burri i vajzës së Limjat, Veron Selmani fillimisht ishte angazhuar në MTI në pozitën “Konsulent për çështje financiare”, shkruan lajmi.net.

Ditë më parë MTI-ja ka publikuar rezultatet e konkursit “Zyrtar për investime strategjike”, ku komisioni ka përzgjedhur Selmanin si më të mirin.

Rezultatet e konkursit janë publikuar më datë 14 gusht 2019.

Pikët e fituara janë shënuar në vlerë prej 83. Sipas rezultatit të konkursit nuk dihet sa ka qenë numri i garuesve, por aty është shënuar se “Kundër këtij njoftimi palët e pa kënaqura kanë të drejtë ankese në Komisionin për Zgjedhjen e Kontesteve dhe Ankesave në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë brenda 30 ditëve”.

Lajmi.net ka raportuar edhe shumë raste të punësimeve partiake dhe familjare në MTI, dhe në ministritë që janë udhëhequr nga partia e Limajt.

Por, pos dhëndëri të Limajt, lajmi.net ka gjetur se në këtë ministri është punësuar edhe Doruntinë Ukaj, e cila bënë pjesë në strukturat e Nismës Socialdemokrate – dega në Prishtinë.

Ajo është punësuar në pozitën “Udhëheqës i divizionit për Hartimin e Politikave të Turizmit”. Sikurse Veron Selmani edhe Ukaj ka fituar 83 pikë.

Kjo ministri, ditëve të fundit ka shpallur edhe rezultatet e konkurseve edhe për disa pozita të tjera. Por, në pamundësi për t’i identifikuar nëse janë të aferim me Nismën, lajmi.net nuk do t’i përmend emrat e tyre. /Lajmi.net/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat