Sport

Devolli i Drenicës paralajmëron Ballkanin

Klubi Futbollistik “Drenica” në mesjavë do ta pres skuadrën me formën më të mirë në Superligën e Kosovës, Ballkanin.

Trajneri i ‘kuqezinjve’, Bledar Devolli ka folur për këtë ndeshje, shkruan Gazetasheshi.com

Devolli ka lavdëruar skuadrën e drejtuar nga Ismet Munishi duke thënë se pavarësisht se Ballkani ka skuadër dhe lojtarë të fortë, ata do të mundohen të eliminojë diferencën mes tyre.

“Ballkani është ekip i mirë. Është një nga ekipet më të mira në Superligën e Kosovës. Ata kanë lojtarë shumë të fortë. Megjithatë do të mundohemi t’i eleminojmë diferencat me gjëra të tjera”, është shprehur Devolli në emisionin ‘Sports Show’.

Takimi mes Drenicës dhe Ballkanit luhet të enjtën në Skenderaj.

Postime të ngjajshme
Sport

Yll Hoxha shpërblen veten pas paraqitjes së mirë në ndeshjen e sotme

Sport

Ish-bashkëlojtarët e Sinanit me telegram emocionues ngushëllimi për familjen dhe shokët e tij

Sport

Arsyet që e shtyjnë Messin të pranojë ofertën e PSG-së

Sport

Prishtina mëson kundërshtarët e mundshëm në Ligën e Kampionëve