Sport

Devolli flet për çelësin e suksesit te Drenica: Ja si e mposhtëm Feronikelin sot

Drenica ka marr një fitore me shumë peshë sot ndaj Feronikelit në derbin e Drenicës me rezultat 1:0, shkruan “Zeri.info”.

Kjo fitore e ka gëzuar shumë trajnerin e Drenicës, Bledar Devolli për “Art Sport” i cili ka thënë se ekipi i tij e ka dominua plotësisht kundërshtarin dhe me meritë ka shënuar fitore.

“Rezultatet e mira janë si rezultat që e kemi kthyer besimin te skuadra dhe ja ku janë frytet. Ndeshja me Feronikelin ishte derbi por ishte shumë “far play” në fushë dhe për këtë i falënderoj dyja skuadrat. Kemi bërë ndeshje të mirë dhe kemi pasur dyjat raste.

Ne e kemi dominuar në çdo drejtim kundërshtarin si me rastet si në lojë si në mbajtje të topin dhe jam i lumtur për djemtë.

Fatin duhet të kërkosh nga minuta e parë deri në fund dhe ne e arritëm. Ne e kemi dominuar sot një kundërshtar të fortë dhe unë i uroj vetëm sukses Feronikelit dhe Duros që jemi miq të mirë”, ka thënë Bledar Devolli.

Postime të ngjajshme
Sport

Ibrahimoviq zgjedhet “Futbollisti i Vitit” në Suedi

Sport

Uzuni shënon gol, por mposhtet nga Juventusi – Barcelona dhe Manchester United fitojnë me lehtësi

Sport

Lazio triumfon, Muriqi pati disa minuta lojë

Sport

Nisë fushata #mezaniout, fansat pushtojnë faqen e Gjilanit me dhjetëra komente