Lajme

Detaje për vrasjen e mbrëmshme në Rahovec, dyshohet se vëllau vrau vëllanë

Një vrasje ka ndodhur mbrëmë në fshatin Soniq të Rahovecit.

Sipas burimeve të Express, dyshohet se një person ka qëlluar me armë vëllain e tij.

Deri te vrasja dyshohet se ka ardhur pas një mosmarrëveshje për shkaqe pronësore.

Detaje për rastin ka dhënë edhe policia e Gjakovës.

“Sot rreth orës 21:00 në fshatin Soniq të Rahovecit ka ndodhur një plagosje me pasoja vdekjeprurëse. Viktima në gjendje të rëndë është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë dhe përkundër përpjekjeve mjekësore i njëjti ka ndërruar jetë. Dyshohet se palët janë familjarë në mes vete. Njësitet policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes. I dyshuari është arrestuar”, ka thënë Gjurkaj.

Postime të ngjajshme
Lajme

Berisha i AAK-së tregon pse i hyri garës për kryetar të Pejës

Lajme

Parashikimi i motit për 5 ditë, ja sa pritet të zbresin temperaturat të premten

Lajme

Gazetarja shqiptare u bën thirrje kosovarëve të anulojnë pushimet në Shqipëri

Lajme

Policia arreston edhe një person pasi dyshohet për zjarrvënie