Sport

Detaje të sulmit ndaj Muzafer Ejupit: Ja me çka është goditur futbollisti shqiptar

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Një ditë pasi në mediat kroate u shpërnda lajmi për incidentin, ku ishte përfshirë Muzafer Ejupi, policia ka dhënë disa detaje të sulmit.

Fillimisht një mashkull 53 vjeçar e kishte akuzuar lojtarin shqiptar se e ka sulmuar së bashku me një të afërm të tij (kunati), mirëpo më pas është mësuar se sulmuesi i Slaven Belupos, në fakt, ka qenë viktimë.

Policia kroate ka dalë me deklaratë duke bërë të ditur se incidenti ka ndodhur të mërkurën (25 shtator) në një vendparkim, ndërsa e gjitha ka nisur pas një përleshjeje verbale.

Sipas raportit të policisë, një 53-vjeçar e ka goditur me shufër metalike në kokë Ejupin dhe pastaj shoqëruesin e tij. Ky i fundit ka arritur t’ia rrëmbejë shufrën dhe në vetëmbrojtje i ka shkaktuar sulmuesit lëndime trupore. Ky i fundit ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa edhe futbollisti dhe shoqëruesi i tij nuk kanë kaluar më lehtë.

Pas goditjes, Ejupi e kishte humbur vetëdijen, ka pësuar lëndim në sy dhe nga ënjtja nuk njihej se është ai. Sulmuesi do të mungojë në ndeshjen kundër Osijekut, ndërsa nuk dihet kohëzgjatja e mungesë së tij.

Ndaj personit që e ka sulmuar 31-vjeçarin ka nisur një hetim, ndërsa shoqëruesi i futbollistit nga Tetova pritet të dënohet me gjobë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv