Lajme

Detaje të reja rreth vetëvrasjes së 20-vjeçares nga Peja

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Një femër është gjetur pa shenja jete në tarracën e katit të shtatë të një banese në rrugën “Ali Pashë Tepelena”, në Pejë. Bëhet fjalë për një 20-vjeçare me inicialet B.L. Dyshimet e para janë se ajo është vetëvrarë , raporton Express

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi i ka thënë Gazetës Express se dyshimet e para janë se viktima është vetëvrarë.

“Dyshimet e para për kërë rast janë se viktima është vetëvrarë”, ka thënë Nikçi.

Ndërkohë, dje përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia Rajonale e Pejës ka bërë të ditur se menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet relevante të Policisë Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim të plotë me prokurorin e Shtetit kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative-hetimore.

Vdekjen e 20-vjeçares e ka konstatuar ekipi mjekësor. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima, B.L. e lindur 1999 f/k/sh, kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, thuhej në komunikatë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat