Lajme

Detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Prishtinë, arrestohen dy të plagosurit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me tragjedinë që ndodhi dje në Prishtinë, ku mbetën dy të vrarë e tre të plagosur.

Policia ka treguar rrethanat e ngjarjes përmes raportit 24 orësh, nga ku ka bërë të ditur se deri tek të shtënat me armë zjarri ka ardhur pas një mosmarrvëeshje, shkruan lajmi.net.

Të shtënat me armë kanë ardhur mes pesë personave, të cilësuar si të dyshuar.

Si pasojë e të shtënave dy persona kanë vdekur në QKUK, ndërsa tre të tjerë janë plagosur.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një armë zjarri AK-47 dhe një pistoletë.

Me vendim të prokurorit dy nga të plagosurit pas tretmanit mjekësor janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa i plagosuri tjetër ka mbetur në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dhe është nën përkujdesje të policisë. /Lajmi.net/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat