EURO 2020

Detaje të reja nga përplasja mes Pogbas, Varanes dhe Pavardit pas eliminimit nga Euro 2020

Detajet e përplasjes së nxehtë midis Paul Pogbas, Raphael Varanes dhe Benjamin Pavard gjatë eliminimit të tyre tronditës nga Euro 2020 kanë dalë në shtypin francez.

Treshja u përplas verbalisht gjatë ndeshjes së 1/8 së finales të Les Bleus me Zvicrën, në të cilën ata shpërdoruan epërsinë 3-1 para se të humbnin në penallti në mënyrë dramatike.

Franca u fut në këtë garë si favorite pas triumfit të tyre në Kupën e Botës tre vjet më parë, por kishte shqetësime të menjëhershme në lidhje me harmoninë brenda skuadrës për shkak të një përplasje publike midis Olivier Giroud dhe Kylian Mbappe.

Tensione të mëtejshme u zbuluan gjatë takimit me Zvicrën, derisa Pogba u përball me një mungesë të perceptuar të kontributit të tij në fazën defensive.

Mesfushori i Manchester United shënoi një gol të bujshëm nga distanca, për të rritur epërsinë e Francës, por mbrojtësi i djathtë i Bayern Munchen, Pavard kishte ca fjalë me qendërmbrojtësin e Real Madridit, Varanen për të shprehur shqetësimet në lidhje me angazhimin e Pogbas.

“Benj (Pavard) mendon se ju nuk jeni duke u mbrojtur mjaftueshëm”, i tha Varane, Pogbas sipas Le Parisien .

Kjo nuk u prit mirë nga ky i fundit, i cili me tërbim iu afrua Pavardit për ta pyetur: “Çfarë the?!”

Raportimi pretendon se Pavard iu përgjigj ish- yllit të Juventusit me fyerje, ndërsa sugjeron gjithashtu që harmonia e keqe në skuadër kontribuoi në humbjen e penalltive.

Pogba besohet të ketë kërkuar falje për zëvendës-kapitenin Varane në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes, para se mbrojtësi t’i dërgonte një mesazh bashkues skuadrës.

Sidoqoftë, mediat franceze pretendojnë se ai mesazh ka bërë sadopap që të përmirësohet marrëdhënia e acaruara midis lojtarëve, me Mbappe dhe Giroud që ende kanë mosmarrëveshje.

Postime të ngjajshme
EURO 2020

Pesë lojtarë që vlera e tyre u rrit dukshëm pas paraqitjeve fantastike në Euro 2020

EURO 2020

Pritja e tij e stolisi Italinë me trofeun e “Euro2020”, Donnarumma tregon pse nuk festoi pritjen e penalltisë

EURO 2020

Jorginho tregon përse zgjodhi Italinë para Brazilit

EURO 2020

Skuadrat dhe lojtarët me statistikat më të mira në Euro 2020