Lajme

Detaje të reja nga grabitja në Kaçanik, hajnat sulmuan një grua dhe e lidhën me lidhëse plastike për t’i marrë para

Disa persona të maskuar dhe të armatosur janë futur në shtëpinë e një gruaje, ku e kanë sulmuar dhe nën kërcënimin i kishin marrë një shumë të konsiderueshme parash.

Lidhur me rastin në fjalë detaje kanë dhënë edhe nga Policia e Kosovës, ndërkohë që dy persona të dyshuar janë arrestuar.

”Fsh. Gjurgjedell, Kaqanik02.01.2021-21:55. Viktima femer kosovar e ka raportuar se tre te dyshuar të panjohur me forcë kane depërtuar ne shtëpinë e saj , e kane lidhur me lidhëse plastike , e kane sulmuar fizikisht dhe nën kërcënimin e armës se ftohte e kane detyruar të tregon vendin e kasafortës. Te dyshuarit kane marre kasafortën dhe janë larguar ne drejtim te panjohur. Rasti nen hetime.”, njofton Policia e Kosovës.

Postime të ngjajshme
Lajme

Tri ngjarje të rënda që tronditën Kosovën brenda pak javësh

Lajme

Hoti e jep lajmin, ja kur do të nis vaksinimi në Kosovë dhe kush do e merr i pari

EkonomiLajme

Thesari: Pagesat e komunës së Prishtinës për të prekurit e pandemisë do të kryhen për 48 orë

LajmeShow Bizz

Avokatja shqiptare mahnit me linjat e saj trupore