Lajme

Detaje nga Policia lidhur me personin që u plagos dje në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person në rrugën “Zihah Shemsiu”, nën dyshimin se i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi, i cili ka mbetur i plagosur.

 

Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë, derisa nga i dyshuari është konfiskuar arma revole me njëzetë e tre fishekë 9mm.

“Rr. Zijah Shemsiu, Prishtinë 26.04.2021 – 18:08. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, i cili ka mbetur i plagosur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë, po ashtu nga i dyshuari është konfiskuar arma revole me njëzetë e tre (23) fishekë 9mm. Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë. Me konsultim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Postime të ngjajshme
Lajme

Këto janë lolkacionet ku mund ta merrni vaksinën anti-Covid

Lajme

Kjo është gjendja në sallën “1 Tetori” sot

Lajme

E quajtën idiot, reagon sërish i riu që u pa me pankartën në marshin për Palestinën

Lajme

Milaim Zeka: Tomë Gashi e rrah gruan e tij