Sport

Detaje nga formati i ri i Ligës së Kampionëve – futbolli do të kalojë në një dimension tjetër

UEFA i është përgjigjur Superligës Evropiane duke aprovuar formatin e ri për garat e klubeve duke filluar nga viti 2024-25.

Uebfaqja zyrtare e UEFA-s konfirmoi se reformat erdhën ‘pas një konsultimi të gjerë dhe morën mbështetje unanime nga bordi i drejtorëve të ECA dhe komiteti i garave të klubeve UEFA të premten e kaluar’.

Dhe ndryshimet janë krijuar për të siguruar një të ardhme të ndritur për futbollin evropian në të gjitha nivelet dhe ‘të përmbushur nevojat e të gjithëve’.

UEFA shkroi se formati i ri konfirmon ‘angazhimin e përbashkët për parimin e garës së hapur dhe meritës sportive në të gjithë kontinentin, qëllimi i përbashkët është gjithashtu të mbështesë kampionatet kombëtare’.

 

Liga e re e Kampionëve do të rritet nga 32 në 36 skuadra. Kjo do të çojë në transformimin nga faza tradicionale e grupeve në një fazë të vetme të ligës që përfshin të gjitha ekipet pjesëmarrëse.

Çdo klubi do të garantohet kështu minimumi 10 ndeshje kundër 10 kundërshtarëve të ndryshëm (pesë në shtëpi dhe pesë jashtë), në vend të gjashtë ndeshjeve të mëparshme kundër tre skuadrave.

Tetë më të mirët në ligë do të kualifikohen automatikisht në fazat e nokautit, ndërsa ekipet që përfundojnë nga e nënta në 24 do të garojnë në një play-off për të siguruar një vend në raundin e 16-të.

Një ndryshim i ngjashëm i formatit do të zbatohet gjithashtu për Ligën e Evropës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BT Sport (@btsport)

Kualifikimi në Ligën e Kampionëve do të vazhdojë të jetë i hapur dhe i fituar përmes performancës në ligat përkatëse.

Të gjitha ndeshjet para do të luhen në mesjavë, duke njohur rëndësinë e kalendarit të ngjeshur.

Postime të ngjajshme
Sport

Milani me një këmbë në Ligën e Kampionëve

Sport

Formacionet zyrtare: Dukagjini – Llapi

Sport

Ylli i Kosovës bën debutimin në Bundesliga me Schalken

Sport

Premi e majme për Dukagjinin, nëse sonte triumfojnë në finale të Kupës