Sport

Dest tregon pse zgjodhi Barcelonën para Bayernit

Sergino Dest ka komentuar zgjedhjen e tij për hapin e radhës në karrierën e tij.

Lojtari amerikan zgjodhi t’i jepte fund aventurës me Ajax Amsterdam, për t’iu bashkuar Barcelonës..

Interesim të madh për të kishte edhe nga Bayern Munich, por ai zgjodhi të afrohej me skuadrën nga ‘Camp Nou’.

Mbrojtësi i djathtë ka arsyetuar zgjedhjen e tij, me fjalitë që gjejnë edhe emrin e Lionel Messi të përfshirë aty.

“Bayern janë klub i madh dhe interesoheshin për mua, por unë ndoqa zemrën time dhe nënshkrova me Barcën”, ka thënë Dest, transmeton lajmi.net. “Besoj ishte vendimi i duhur”, tha ai.

“Ata janë klub me histori dhe unë gjithmonë doja të luaja aty. Është e përkryer që të luaj me lojtarin më të mirë në botë, Lionel Messin, të cilin e shihja që i vogël”, shtoi amerikani.

Dest do të mbulojë hapësirat e lëna nga Nelson Semedo, ky i fundit që shkoi në drejtim të Wolverhampton Wanderers.

Për pozitën e mbrojtësit të djathtë, lojtari i Amerikës do të konkurrojë me Sergi Roberto.

Postime të ngjajshme
Sport

Këta janë golashënuesit më të mirë pas tetë xhirove në Superligën e Kosovës

Sport

Këtë sezon Ballkani me Dritën po udhëheqin, por ja si dukej tabela e Superligës pas 8 javëve të sezonit të kaluar

Sport

Në mesjavë xhiroja e nëntë, super derbi në Therandë

Sport

Shkëlqeu me 2 gola dhe 1 asist, Berisha merr një notë të madhe për paraqitjen e sotme me Akhmatin